Policia e Shtetit shuan dyshimet për arratisjen e Alqi Bllakos, ja ku ndodhet

Mbrëmjen e djeshme u raportua se ish-deputeti i Partisë Socialiste është arratisur, por Policia e Shtetit ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe ka konfirmuar se Bllako tani është i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në orët të mëngjesit të sotëm, 1 prill, policia sqaron se Alqi Bllako është vetëdorëzuar  konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne njoftimin e policise.