Një veprim i dyshimtë i një qytetari në Pogradec ka alarmuar policinë e qytetit në orët e para të mëngjesit sot.
Burime bëjnë me dije se një person është parë duke vendosur një send të dyshimtë poshtë një makine rreth prës 03:00 të mëngjesit. Mënjehre u lajmëruan organet kompetente, pasi dyshihet se poshtë makinë ishte vendosur lëndë plasësë.
Është dashur ndërhyrja e grupit të shpërthimeve të kontrolluara nga Tirana për të kryer ekzaminimet e duhura. Pas kontrolleve rezultoi se elementi i dyshuar poshtë automjetit nuk ishte lëndë eksplozive, por një aparat GPS. Sipas abcnews.al mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan./albeu.com/