Policia e Krujës, e Tiranës dhe FNSH aksion në male, asgjësojnë 4941 bimë kanabis

Policia ka finalizuar fazën e 32-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat, policia ka gjetur dhe asgjësohen 4941 bimë kanabis të kultivura në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të Planit të Masave dhe Planit Operacional të hartuar nga DVP Tiranë, prej mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e FNSH Tiranë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, finalizuan fazën e 32-të të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës.

Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjesuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni vijon.


Shtuar 26.07.2023 17:44