Policia e Kosovës, ka marrë njoftim se në Leposaviç është gjetur një depo në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka ndërmarrë veprime hetimore e është njoftuar edhe njësia anti-kontrabandë ngaa Dogana e Kosovës, që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim:
1 .-500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra).
2. -200 litra pije joalkoolike.
3. -450 litra vaj.
4. -500 kg sheqer.
5. -300 kg produkte konditorike.
6.- 10 boksa cigare pa banderola.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së. Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.