Atentati me breshëri plumbash në Kosovë, dalin pamjet, momentet e fundit të viktimës

Mediet në Kosovë ka publikur pamjet nga momentet e fundit, pak minuta para se Nysret Cena të vritej nga atentati me armë zjarri në rrugën Ferizaj-Kaçanik në Kosovë.

Persona persona të panjohur kanë qëlluar mbrëmjen e djeshme me breshëri plumbash ndaj makinës së 48-vjeçarit e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Kujtojmë se në zonë pak orë pas atentat policia ka gjetur dy makina të djegura që dyshihet t’i përkaisn autorëve të atentatit, të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia.

Ndërkohë në videon e publikuar nga Insajder duket teksa kalon me shpejtësi makina e personave që dyshohet ta kenë kryer krimin.

Pas saj, vërehet një makinë tjetër e cila dyshohet të jetë e viktimës, Nusret Cena, teksa kalon  ngadalë poshtë rrugës./albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 13:04