Policia bëri me dije ditën e sotme se është bërë identifikimi i bashkëautorit të vrasjes së Behar Sofisë në në datën 25 shkurt 2021 pranë piramidës në Tiranë.
Autori i ngjarjes ku Sofia mbeti i vrarë me armë zjarri ishte Ernest Shyti. Në atë kohë u arrestuan edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonar Xhixha, 30 vjeç, dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç të cilët sipas hetimeve rezltonin të ishin bashkëpunëtorë në krim.
Ndërsa sot zbulohet se në vrasje ka marrë pjesë edhe Bujar Leza, 45 vjeç i cili ndodhej në qelitë e paraburgimit në Fushë-Krujë për veprën penale të dhunës në familje.
Leza besohet të ketë qenë një prej personave të cilët po vëzhgonin biznesmenin 66 vjeçar, Behar Sofinë pak para se të kryhej vrasja në mes të ditës pranë zonës së piramidës. /albeu.com/