“Policia e di fatin e Ervis Martinajt”, gazetari plas “bombën”: Heshtin, po folën shkrihet e gjithë struktura

Gazetari Igli Çelmeta deklaroi  se edhe pse pretendohet se nuk dihet asgjë për fatin e Ervis Martinaj, policia e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur me të.

Gazetari Çelmeta tha në Euronews se shteti e di se çfarë ka ndodhur me fatin e këtij personazhi të njohur në botën e krimit, por ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë, ndaj edhe gazetarët nuk mund të flasin më tepër, pasi kjo nuk është një detyrë që u takon gazetarëve.

“Unë e them gjithmonë që shteti e di fatin e Ervis Martinaj, por nuk e tregon fatin e tij. Autoritetet shqiptare nuk e tregojnë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj ç’mund të them unë që jam gazetar?

Kur autoritetet heshtin dhe nuk e tregojnë çfarë mund të themi ne? ne jemi media investigojmë dhe bëjmë që autoritet të bëjnë detyrën ashtu siç duhet. Ne i kritikojmë që të bëjnë detyrën e tyre sipas funksionit që kanë dhe jo të bashkëpunojnë me grupe kriminale. Policia dhe autoritetet që po punojnë e dinë të vërtetën e Ervis Martinaj por nuk e thonë”,-tha Çelmeta.

I pyetur se përse autoritetet po heshtin, gazetari Çelmeta u përgjigj:

Nuk e thonë sepse siç po nxjerr aplikacioni SKY shumë drejtues të lartë policie dhe personazhe të Policisë së Shtetit kanë pasur komunikime me shtetasin Ervis Martinaj dhe nëse do zbardhej vërtetë Ervis Martinaj, nuk do të kishim një polici shteti, do shkrihej e gjithë policia e shtetit”.


Shtuar 21.11.2023 20:10