Policia blindon Vlorën, në fokus personat me rrezikshmëri të lartë

Policia këtë të premte ka ndërmarrë një aksion policor në qytetin bregdetar të Vlorës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kontrolli i uniformave blu është shtrirë në të gjithë qytetin duke ngritur 4 postoblloqe, ku në fokus duket se janë personat me rrezikshmëri të lartë.

Ndër të tjera mësohet se policia po bën kontrolle edhe për ata që mbajnë armë pa leje dhe mjetet me xhama të zinj.


Shtuar 25.02.2022 11:34