Policia “blindon” hyrjen e Lezhës, “bie në rrjetë” një person

Disa persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës.

Sipas informacioneve, e gjitha kjo ka ndodhur pas një informacioni se një makinë e dyshimtë posedonte lëndë narkotike.

Me të marrë këtë informacion, blutë e Lezhës kanë ngritur një postbllok në dalje të qytetit në drejtim të Laçit.

Pasi janë ndaluar nga policia, njëri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivet te cilët qëlluan me arme ne ajër gjate operacionit.

Ata janë ndaluar dhe po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, ndersa lenda e dyshuar kanabis do te analizohet dhe identifikohet nga marrja ne pyetje e personave qe ndodheshin ne makine se kujt i përkiste./albeu.com/