Një aksion blic ka nisur në qytetin e Elbasanit, në rrethrrotullimin e Luleve, vend pranë të cilit u vranë pak ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.
Operacioni bëhet kryesisht për kërkimin e personave problematikë në qytet, të shpallur në kërkim dhe që lëvizin të lirë.
Automjetet që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit. Deri në këto momente nuk raportohet për asnjë person të shoqëruar.
Kamioni me targa maqedonase përplas Citroen-in në Elbasan, humb jetën 54-vjeçarja, një tjetër rëndë!
Vetëm pak ditë më parë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, u ekzekutuan me armë zjarri sapo zbritën nga makina Lulzim Bitri e Ardian Çollaku.
Lulzim Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti duke u djegur automjetin tip Volvo në një rrugë në fshatin Balldre, 6.2 km larg nga vendngjarja.
Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek larja e hesapeve. Dy viktimat rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan. Ndërkohë ende nuk ka asnjë autor të arrestuar për krimin e dyfishtë që tronditi Elbasanin./albeu.com