Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook. Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore kanë kapur gafil “krimin në vend” duke sekuestrua karrocën e një fëmijë me të cilin nxjerrin kafshatën e familjes.
Në video shfaqet edhe “protesta” e qytetarëve për të ndaluar sekuestrimin dhe fëmija i cili i pafuqishëm i drejtohet policit: Çfarë po të bëj ty unë.
“E pashpirt! Beteja me vogëlushët që luftojnë për kafshatën e bukës! sb”, shkruhet mbi pamjet e publikuara në profilin e Berishës./albeu.com/