Berisha komenton ndryshimet në qeveri: Ahmetaj u shkarkua për të larë duart me krimin, Rama kreu i aferës së inceneratorëve (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu.

Berisha është duke komentuar ndryshimet të bëra në qevreri herët në mëngjes.

Ish-kryeministri shprehet se shkarkimi i Arben Ahmetajt u bë për të larë duart, ndërsa shton se kryeministri Rama është kreu i aferës së invenratorëve

“Njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajn. Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmejtan një nga eksponentët kryesorë të mafjes së djegsave, shtoj se kreu I kësaj afere është një dhe vetëm një, dhe ky është Edi Rama.

Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë në kundërshtim me ligjin, ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar në procedurën anti-ligjore. Ka firmosur kontratën e një kompanie në fushën e plehrave, është përgjegjësi numër një në aferën e inceneratorëve. Ministria e Mjedisit që u përdor për ekzekutimin e kësaj vjedhjeje kishte në buxhetin e saj zero lekë. Paratë e djegësave u morën nga fondi I Këshillit të Ministrave për Urgjensën, që në përputhje me ligjin e vendit përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive natyrore.

Rama këtë fond e përdori për të përvetësuar me zyrtarët e tjerë, dhjetëra miliona euro. Ai kaloi dhjetëra milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhiet me Inceneratorët. Ai është përgjegjës direkt sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur në një kohë që Agjensia e prokurorimeve Publike kishte denoncuar më para sit ë paligjme procedurën me negociata të mbyllura. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste në një procedurë të tillë. Rama është koka e kësaj afere të tmerrshme. Dua ti informoj qytetarët që vjedhja vetëm me inceneratorin e Tiranës shkon në 283 milion euro. Ahmetaj është sturmullar I vjedhjes monstruoze“, shprehet fillimisht Berisha./albeu.com