Policia arreston 52-vjeçarin për organizim të lojërave të fatit, i sekuestron mbi 62 mijë lekë

Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Tiranë për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin e tij.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale i  janë sekuestruar dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Një 52-vjeçar është arrestua pasi u konstatua duke ushtruar lojëra fati të paligjshme, nëpërmjet lotarive sportive. 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në një lokal në pronësi të tij, konkretisht në rrugën “Selman Riza” në Tiranë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Z. T. Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.


Shtuar 20.12.2021 09:20