Policia angleze i vë prangat të riut shqiptar: Trafikon bashkëkombës me gomone

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla kanë arrestuar një 30-vjeçar në jugperëndim të Londrës.

Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht.

Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte për lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.

Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua një tabletë dhe një sasi parash, të cilat tani do të kontrollohen.

Burri tani po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së me dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.


Shtuar 7.12.2022 19:10