Policia aksion anti-drogë në fshatrat e Beratit, arrestohet një 19-vjeçar (EMRI)

Drejtoria Vendore e Policisë Berat mësohet se ka organizuar gjatë natës një aksion antidrogë në fshatrat: Samaricë, Drenovicë e Pobrat,fshatra të ish/njësisë administrative Kutalli në Dimal.

Aksioni policor, ku u bënë bashkë forcat operacionale, forcat Shqiponja, efektivë të sektorit të antidrogës e krimit në DVP-në Berat, kishte si qëllim goditjen e kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Duke qënë se këtë vit në zonat Pobrat, Samaticë e Rërëz janë gjetur e asgjesuar sera me kanabis, shtëpi bari dhe shumë kilogram droge të presuar, mësohet se aksioni është përqëndruar në sera, njësi tregtime e bare.

Si rezultat i këtij aksioni, në fshatin Drenovicë është arrestuar në flagrancë me doza të kosiderueshme kokaine, gati për shitje, 19-vjeçari Haxhi Vrapi, banues në fshatin Drenovicë.


Shtuar 29.10.2023 11:07