Polici përplas për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Shtetasi E.D, 24 vjeç, me detyrë (punonjës policie ka aksidentuar për vdekje në fshatin Valare 12-vjeçarin E. I.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, ndërsa është ngritur grupi hetimor.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës. /albeu.com/


Shtuar 22.10.2022 19:47