“CR7 nuk ka më asnjë lidhje me futbollin, fiziku i tij e ka braktisur”

Episodi i fundit ishte përjashtimi i CR7 nga lista e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e Premierligës kundër Chelsea, gjë që shkaktoi edhe një reagim nga ish-sulmuesi i Juventusit.

Nuk vonoi, megjithatë, si përgjigja e klubit anglez në ditët e fundit, ashtu edhe ajo e Antonio Cassano, admirues historik i Leo Messit, i cili sqaroi idenë e tij për portugezin.

“Cristiano Ronaldo nuk ka më asnjë lidhje me futbollin, fiziku i tij e ka braktisur atë. Ai duhet të ketë dashurinë për veten për të shkuar në Kinë, Dubai apo Amerikë”. /G.D albeu.com/


Shtuar 22.10.2022 19:38

Tags: ,