Policët e çuan në prokurori, Pjerin Ndreu nuk kursehet: Më sulmuan disa barkderra!

 Ditën e sotme u bë publike kallëzimi penal i 3 efektivëve të policisë së Lezhës, të cilët akuzojnë kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu.

Pas publikimit në media, ka reaguar zyrtarisht edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu i cili nuk kursehet teksa i quan policët “barkderra”që duhet të kishin plotësuar gjobën e të largoheshin.

Reagimi i Pjerim Ndreut:

Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

-Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

-Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

-Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

-Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per cilindo, edhe per mua, behet gurgule!

-Neser do ju drejtohem me nje shkrese me sqarimet perkatese, per Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Drejtorin e SHCBA dhe prokurorine e cila duhet te pyese me cilesine e deshmitarit te gjithe personat pjesmarres ne darke!

 

 


Shtuar 29.06.2021 14:36