Pogradec, raportohen dy gra të zhdukura, policia në kërkim

Dy ngjarje të rastësishme kanë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Dy gra janë raportuar si të zhdukura.

Mësohet se një 28-vjeçare nga fshati Çerravë i Pogradecit është raportuar si e zhdukur ditën e djeshme nga policia. Sipas familjarëve ajo është larguar nga banesa që nga data 25 prill dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa në Elbasan është raportuar një grua 37-vjeçare si e zhdukur. Denoncimi në Policinë e Elbasanit është bërë nga motra e saj. Ndërkohë që për të dyja këto ka nisur kërkimi nga ana e policisë./albeu.com


Shtuar 9.05.2022 18:55