Çfarë ndodhi? Sëmuret Papa Françesku!

Papa Francesku ka shtyrë vizitën e tij në Liban.

Sipas burimeve, kjo është bërë për arsye shëndetësore, pasi vizita e tij ishte planifikuar për në qershor, sipas ministrit libanez të Turizmit, Walid Nassar.

Sipas tij “Libani mori një letër nga Vatikani që e informonte zyrtarisht për vendimin për të shtyrë vizitën e planifikuar të papës në Liban”, duke vënë në dukje se shtyrja e udhëtimit të kreut të Kishës Katolike Romake është për “arsye shëndetësore”.

Papa vuan së fundmi nga dhimbje akute në gju dhe javën e kaluar përdori për herë të parë një karrige me rrota në publik./albeu.com/