Pogradec: Akull dhe fraktura (VIDEO)

Pogradeci edhe këtë fillimjavë i gjithi u gdhi nën mbretërinë e akullit në rrugë.

Bashkia, duhej t’i kërkonte firmës kontraktore të mirëmbajtjes, hedhjen e kripës dhe skorrjeve në rrugë e rrugica të lagjeve të ndryshme të Pogradecit.

Njerëzit këtë mëngjes ecnin gjithë frikë nga prania e tepërt e akullit në rrugë.

Frika e frakturave të mundshme i detyrone ata të kalonin me shumë kujdes.

Kameara e TV Sot7 ishte e pranishme, pothuajse, në të gjithë qytetin dhe konkluzioni final ishte, se pak vende rezultonin të pastruara nga dëbora dhe akulli.

Bilancin e një ditë të ftohtë e kalkuluam në spitalin e qytetit, ku mjeku specialist i sëmundjeve të kockave, ortopedi Vasfi Topçiu, tha se janë shënuar vetëm 5 raste me thyerje të dorës, nga persona mbi 50-vjeç.

Urojmë që në ditët vijuese mos kemi persona të tjerë me fraktura edhe pse qyteti mbetet i pushtuar nga akulli.

Apeli ynë është: të shmangen daljet e tepërta në rrugë, ecje e kujdeshme dhe jo të shoqëruar, duke mbajtur njëri-tjetrin përkrahu, pasi në këtë mënyrë lëndohen të dy presonat.


Shtuar 25.01.2022 19:18