Po vjen! Erë e ftohtë dhe temperatura deri – 8 gradë, meteorologia tregon çfarë pritet në 3 ditët në vijim

Gjatë gjithë ditës, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat lindore, ku vranësira dhe reshje të izoluara do të ketë herë pas here.

Temperaturat janë ulur, gjatë mëngjesit me 1-2°C, duke shënuar në zonat malore deri -4°C, ndërsa një rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi në bregdet ngjitet në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor, ndërsa dallgëzimi në brigje do të ngjitet në 2-3 ballë, kryesisht në bregdetin veriperëndimor.

Ndërsa nga e mërkura deri të premten moti do të vijojë të jetë i kthjellët. Nesër temperaturat nisin të bien dhe të enjten do të shënohen temperatura të ulëta deri -8 gradë celsius. Ndërsa të premten pritet që temperaturat e ulëta të shoqërojnë pjesën e parë të ditës.

Pra I ftohti do të na shoqërojë në 3 ditët e ardhshme, por fatmirësisht nuk do të ketë reshje shiu.

Këtë parashikim të motit për sot e mundësoi meteorologia e njohur, Tanja Porja./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 12:14