“Po vij të ta bëj mishin copa copa…”, Valter Mollaj kërcënoi Martin Çeçon para se ta vriste

Vrasja Martin Çeços në muajin Qershor të vitit të kaluar, është një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në zonën e Kolanecit në Maliq të Korçës.

Për vrasjen e Martin Çeços, prokuroria e Korçës, kishte marë të pandehur Valter Mollaj, kushëririn e tij Edlir Mollaj, Bleti Angjon dhe Martina alias Tina Pajollarin.

Ndaj kësaj të fundit viktima Martin Çeco, kishte shfaqur ndjenja sentimentale, por Tina i ka treguar se kishte lidhje intime me disa burra të matuar në fshat, njëri prej të cilëve quhej, Valter Mollaj.

Mollaj e mbante me bukë Tina Pajollarin, ndërsa kjo e fundit i shërbente tek stalla e bagëtive.

Për shkak zbulimit të pëlqimit nga ana e Martin Çeços, dhe xhelozisë së krijuar nga Valter Mollaj, ky i fundit ka kërcënuar Martin Çeçon, duke i thënë: “…Po vij të ta bëj mishin copa-copa me thikë…”.

Martin Çeço, e ka ndjerë veten të frikësuar dhe ka filluar të qajë, telefonin e tij e ka marrë babai i Martinit, Nevzati, i cili teksa bisedon me Valter Mollajn, është kërcënuar nga ky i fundit duke i thënë se: “…xhaxhkë, ti vetëm një plumb do…”.

Në mesditën e datës 11 qershor 2022, Martin Çeço, katër ditë para se të vritej dhe hidhej në ujërat e rezervuarit të Kolanecit, i ka dërguar një foto motrës së tij, ku është duke qarë dhe i shkruan se:

“…do vij nesër unë Klarida, se me ç’jam mërzitur sot kurrë ndonjëherë s’jam mërzitur, kurrë si sot, sikur më ra bota në kokë sot…”.

Dhe më tej Martin Çeço vijon ti shkruajë të motrës, duke i thënë se: “…pashë një ëndër sikur më erdhi…”.

Sipas dosjes hetimore, një nga dëshmitarët dhe bashkëautorët në vrasjen e Martin Çeços është Bleti Angjo, çobani i deleve të Valter Mollaj.

Ky i fundit në dëshminë e tij ka implikuar, Valterin, Edlirin dhe Tina Pajollarin. Ndërsa s’qaron se është kërcënuar dhe goditur nga Valter Mollaj, për të mos folur para policisë.

Bleti Angjo s’qaroi rrethanat e njohjes me Martina Pajollari, e cila ndihmonte vellain e Valter Mollaj me bagëtitë, Emiljan Mollaj.

Sipas tij, Valter Mollaj, e kishte punësuar si çoban për bagëtitë e tij dhe Edlir Mollai, i cili është djali xhaxhait Valterit.

Bleti Angjo, ka treguar se ai dhe vëllai i mitur i Martinës, ishin në dijeni që Martina Pajollarin, e merrte në telefon një djalë me emrin Martin Çeço, i cili kërkonte Martinës të pinin kafe bashkë, por ajo e refuzonte dhe shprehet se ka vënë re që Valter Mollaj bëhej xheloz për komunikimin e Çeços me Martina Pajollarin.


Shtuar 9.10.2023 20:26