“Po ushtrohet presion mbi votuesit”, përplasje fizike mes mbështetëse të PS dhe atyre të “Bashkë Fitojmë” në Durrës

Votimi në një qendër në Spitallë të Durrësit është shoqëruar me incidente,

Në qrndrën e votimit në shkollën “Neim Babameto” ka pasur përplasje fizike mes kampeve politike.

Mësohet se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe atyre të Partisë Socialiste.

Opozita pretendon se anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Ndërkohë, simpatizantë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit.

Në shkollë ka zbarkuar policia, ndërsa ka larguar prej aty votuesit.

Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS.

Në këtë moment kanë ndërhyrë mbështetësit e BF, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.

 


Shtuar 14.05.2023 11:14