Po transportonte 20 kg heroinë me valixhe, pranga 20-vjeçarit shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjet 20 kg heroinë në një valixhe.

Sipas medieve fqinje, droga ishte e destinuar të shitej në sheshet e trafikut të Tarantos.

Mësohet se shqiptari mbërriti në lagje me një taksi dhe doli prej aty me një valixhe.

Pas kontrollit të bërë, u zbulua se në valixhe mbante 20 kg heroinë./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 10:32