Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Jugore të Elbasanit.
Një e moshuar e cila po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga një makinë.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe për këtë shkak nuk ka mundur ta evitojë përplasjen e të moshuarës.
Ndërkaq policia po heton shkaqet që sollën aksidentin. E moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore./Albeu.com/