Po shpërndante nëpër banesa punëtorët e lokalit, kanoset me armë një person në Shijak, policia në kërkim të autorit

Një person ka njoftuar policinë mbrëmjën e djeshme rreth orës 22:10 se është kanosur me armë zjarri.

Ngjarja kandodhur në afërsi të liqenit të Rubjekës, teksa shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, po lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 5.06.2023 10:05