Po shiste “miell”, shqiptari në Itali kapet mat, i gjendet 1 kg kokainë në shtëpi

Karabinierët në provincën e Romës, kanë arrestuar një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu u kap teksa ishte i zënë duke dhënë një dozë kokaine.

Më pas, ushtarakët kanë kryer një sërë hetimesh nga të cilat rezultoi se 25-vjeçari kishte në shtëpinë e tij mbi një kilogram kokainë dhe 30 mijë euro cash.

Droga nëse do të hidhej në treg do të kishte të ardhura të garantuara rreth 100 mijë euro./Albeu.com


Shtuar 25.09.2023 21:33