Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane pai është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.
Mediat italiane raportojnë se 30-vjeçari shqiptar ishte duke i shitur një sasi kokaine një 40-vjeçari pranë via dello Stadio.
Në kontrollin që iu bë në banesë, shqiptarit iu gjetën edhe 4.5 gram shtesë të së njëjtës lëndë narkotike.
Megjithatë, klienti i tij italian tha se kishte blerë 50-60 doza të tjera kokaine nga i njëjti person pak kohë më parë.