Po shisnin lëndë narkotike në rrugicat e Athinës, në pranga nënë e bir shqiptarë

Një nënë shqiptare dhe djali i saj janë arrestuar në Greqi pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike në rrugicat e Athinës.

Mediet greke bëjnë me dije se policia ishte vënë prej ditësh në ndjekje të dyshes, pasi kishte informacion se nënë e  bijë trafikonin drogë në Athinë

Pas disa ditësh ndjekjeje policia helene kapi në flagrancë shqiptaren 50-vjeçare dhe djalin e saj 22-vjeç që po shpërndanin kokainë në rrugët e qytetit, shkruan protothema.gr.

Gjatë operacionit, pasditen e së martës, policia ka gjetur në makinën e  50-vjeçares sasi kokaine me peshë 51.4 gram, ndërkohë mësohet se efektivët e policisë i kanë sekuestruar makinën.