Po riparonte defektin, ndërron jetë elektricisti në Elbasan, fshati kishte mbetur pa drita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një elektricist ka humbur jetën

Mësohet se 60-vjeçari ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte për riparimin e një defekti në fshatin Muçan të Elbasanit.

Gjatë kësaj fundjave fshati Muçan i Elbasanit kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq me reshje të dendura.

 


Shtuar 11.11.2023 13:51