Po punonte mbi çati, rrëzohet dhe përfundon në spital 49-vjeçari

Një tjetër rënie nga lartësitë ka ndodhur ditën e sotme.

Sot rreth orës 11:40 në Durrës është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit pasi ka rënë nga lartësia.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi F. A., 49 i duke punuar në një banesë në fshatin Xhafzotaj dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartesia, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur sot edhe në Tiranë ku një vajzë ra nga lartësia. /albeu.com/

 


Shtuar 21.11.2021 13:00