Po prezantonte programin e PD-së për zgjedhjet e 2025, Bashës ”i fiken” dritat

Këtë të shtunë, teksa kryetari i PD, Lulzim Basha, po shpaloste programin elektoral, është shkëputur energjia elektrike.

Basha prezantoi sot programin e PD me sloganin “Shqipëria Meriton më shumë”, në Parkun Olimpik të Tiranës.

Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë është stakuar energjia elektrike.

Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës ka qenë në errësirë. Me rikthimin e energjisë, kreu i PD ka vijuar prezantimin e programit.


Shtuar 1.06.2024 12:38