“Po presin raundin e katërt “, Alibeaj për presidentin e ri: Opozita u tërhoq, shenjë e fortë që nuk e kanë seriozisht

Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve tha se mazhoranca po pret raundin e katërt për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Alibeaj tha se mazhioranca u tërhoq nga marrëveshja që kishin rënë dakord më parë, pasi duan një president që ta zgjedhin vetë, duke treguar se nuk e kanë seriozisht këtë proces.

Alibeaj: Mbi të gjitha pala tjetër cfarë qëndrimi ka? Ne duhet të nxjerrim presidentin e vendit në një proces do të duhet të ketë sintetizim të të gjitha nevojave kërkesave, të opozitës. Parësore është se cili është qëndrimi i palës tjetër.

Është pala që nuk ka legjitimitet për të zgjedh e vetme presidentin.

Pala tjetër presin raundin e katërt dhe të pestë. Duan të zgjedhin një president të tyre. Ne ramë dakord për një dokument të shkruar.

Nje proces i përbashkët ku opozita të mos ishte mbushëse topi por të vendosej në kushte reale. U tërhoqën, ishte shenja më e fortë që nuk e kanë seriozisht. Duan të shkojnë të raundi i katërt.

Nuk i qëndrojnë fjalës. Nuk është për tu festuar se sa unike dhe solide është opozita. Edhe mund të arrihet. Ai që do të jetë president të ketë se paku 84 vota që ne si kemi, as ju si keni.

Serioziteti e donte që në atë dokument ti shkohej deri në fund.

Në këtë proces ne futemi si një detyrim moral. Nuk është eksperiment se sa unik është njëra pale.

Me këtë proces është me pistoletë mbi tavolinë, po dëshët hajdeni, po deshët mos hajdeni. Lojë farse në sytë e shqiptarëve nuk bëhet./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 15:34