Detaje të reja bëhen me dije nga zhdukja misterioze e ish-shefit të policisë së Ulqinit.
Mësohet se telefonata e fundit e kryer nga Rudolf Elezoviç, është ajo me familjarët e tij.
Elezoviç mësohet se i ka telefonuar të afërmit mbrëmjen e 27 majit ku e njoftoi se ndodhej në lumin Buna e se po priste dikë ta transportonte me varkë në anën tjetër të Malit të Zi.
Nga kjo telefonatë, Elezoviç është zhdukur në mënyrë misterioze dhe autoritetet janë angazhuar për gjetjen e tij.