Po përdor vaksinat për fushatën?! Rama: Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka deklaruar se deri në muajin maj do të vaksinojnë 500 mijë qytetarë. I pyetur nëse po e përdor procesin e vaksinimit për fushatë, ashtu siç pretendon  opozita, Rama u përgjigj shkurt: “Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita”.

Rama u shpreh se procesi i vaksinimit masiv do të vazhdojë pa u ndalur.

“Jemi të nderuar që po i shërbejmë në kohë reale gjyshërve dhe gjysheve pa asnjë dallim duke i kthyer buzëqeshjen dhe duke i dhënë mundësinë të lëvizin lirshëm për disa kohë. Ndërkohë do të vazhdojmë intesivisht pa u ndaluar për të arritur objektivin  e gjysmë milionë të vaksinuara brenda muajit maj që besoj se mund ta kalojmë me ritmet që po ecim.

Sot mund të them që ne do t’ia dalim më shpejt dhe më mirë sesa shumë të tjerë në këtë kontinent. Kjo është një arsye për të qenë krenarë. Nuk ishte aspak e lehtë, ndërkohë që sic e shihni një pjesë e mirë e vendeve të rajonit nuk po çajnë dot dhe janë me dozat simbolike dhe nuk futen dot në vaksinimin masiv. Ne jemi futur në vaksinimin masiv dhe nuk do të ndalemi.

Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është më një dëshirë e madhe, por është edhe një objektivë e arritshme”, tha ndër të tjera Rama.


Shtuar 31.03.2021 12:35