“Po përcakton fatin politik!” Përplasja Meta-Basha, Gjiknuri “zbërthen” presidentin

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Damian Gjiknuri, është shprehur se presidenti Meta me përplasjet e fundit me kryedemokratin Basha, po përcakton të ardhmen e tij politike.

“Nuk e kam ndjekur çfarë ka thënë presidenti, por nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti është një aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij të re politikë në dinamikën që po zhvillohet brenda opozitës,” u shpreh Gjiknuri.

Kujtojmë se ditët e fundit përplasjet mes Metës dhe Bashës, sa po vijnë e po intesifikohen më shumë, duke përfunduar edhe në sharje e fyerje personale, siç ishte rasti që raportoi albeu.com nga Hotel Rogner, ku Meta e kishte “lëshuar gojën” kundrejt kryedemokratit./albeu.com/