Një burrë nga Kalifornia, vdiq pasi u godit nga një makinë. Në momentin e përplasjes ai ishte duke ndihmuar një familje rosash të kalonin rrugën, tha policia lokale.
Casey Rivara, 41 vjeç, la automjetin e tij përpara se të goditej nga një shofer adoleshent në Rocklin, rreth 25 milje (40 km) në verilindje të Sacramento, tha policia e qytetit.
Rivara u sigurua që familja e rosave të kalonte e sigurt përpara se të përplasej, thanë dëshmitarët.
Asnjë arrestim nuk është bërë.
“Burri thuhet se po përpiqej të ndihmonte disa rosa që ishin në kryqëzim,” tha Departamenti i Policisë Rocklin në një deklaratë.
“Ndërsa burri ishte në kryqëzim, një shofer adoleshent ishte nisur drejt lindjes në bulevardin Stanford Ranch. Ky shofer i mitur goditi këmbësorin që ishte në rrugë.”
Njerëzit kanë bërë homazhe me lule dhe rosa gome në vendin e përplasjes./Albeu.com/