Humbën zgjedhjet lokale, pas Metës Berisha mbledh sot Kryesinë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë sot Kryesinë. Gazetari Osman Stafa raporton se mbledhja do të nisë në orën 12:00.

Fokusi i diskutimit me grupin parlamentar do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ndërkohë një ditë më parë Ilir Meta mblodhi kryesinë e Partisë së Lirisë, nga ku shprehu pakënaqësinë e tij për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa listoi problematikat me shit blerjen e votave dhe presionin që u bë ndaj votuesve nga ana e qeverisë Rama.

Kujtojme se qytetarët shqiptarë iu drejtuan qendrave të votimit të dielën e 14 majit për të zgjedhur “qeveritarët vendore për katër vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje pjesën dërrmuese të bashkive e ka fituar Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 53, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë 7, dhe një bashki ëhstë marrë nga MEGA, e cila është Bashkia e Finiqit./albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 09:25