Një 50-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në një pallat në ndërtim, në zonën e Yzberishtit.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin Sino Llanaj, 50 vjeç, i cili kishte ndërhyrë në hapësirat e përbashkëta të objektit pa marrë autorizimet përkatëse.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin Sino Llanaj, 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.