Po lahej në liqen, mbytet 60-vjeçari në Konispol

Një 60-vjeçar në Konispol është mbytur në liqenin e fshatit Xarë. Ai humbi jetën ndërsa po lahej.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 11.07.2021 15:56