Një 60-vjeçar në Konispol është mbytur në liqenin e fshatit Xarë. Ai humbi jetën ndërsa po lahej.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.