Po lahej në det, mbytet pushuesi në plazhin e Golemit

Një pushues është mbytur sot në plazhin e Golemit në Kavajë, ndërsa ishte duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.07.2021 15:25