“Po ku hyn Ilir Meta në këtë histori?!”/ Debat mes Tomorrit dhe Lalës për vilën e Samir Manes…

Një nga pikat e SPAK në hetimin për Metën dhe Kryemadhin, është dyshimi që ka ngritur SPAK se lobuan për një ligj në këmbim të një vile.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Klodian Tomorrit dhe Klodiana Lalës për këtë çështje.

Klodian Tomorri: Palët pretendojnë se po blihej vila dhe sipas tyre, Kryemadhi ndërroi mendje. Në finale nuk ka ndodhur. E rëndësishme ëhtë fakti i ligjit. Zonja Kryemadhi mori përsipër ta lobonte dhe ta shtynte përpara për zotin Samir Mane.

Klodiana Lala: Politika miraton ligje preferenciale për oligarkët e kemi diskutuar edhe herë tjetër.

Klodian Tomorri: Bëhet fjalë për një ligj që ka të bëjë me përgjegjësinë teknike në miniera, sepse atje është xhungël. SPAK e thotë se nuk është ligj korruptiv dhe nuk ka sjellë përfitime për Samir Manen, nuk ka tjetërsuar aset publik.

Klodiana Lala: Por fjalia që është dërguar në telefonin e deputetit Spahiu është e njëjta që është miratuar në ligj. Pastaj duhet ta finalizojë gjykata. Deri tani jemi marrë u rrëmbye apo jo Ilir Meta.

Klodian Tomorri: Kur ngrihet akuzë për ligj korruptiv, thuhet sa para u vodhën nga ky ligj, sa u shtrembërua konkurenca, sa përfitoi biznesmeni. Përtej kësaj, është edhe fakti që është ligj i propozuar nga PS, nga deputetja e Edi Ramës. Nëse do të hetohsh për ligje me sfonde korruptive në miniera, mund të hetojë si u zgjat koncesioni, por aty nuk hyn njeri se e zgjati Edi Rama dhe merren me këtë histori. Ilir Meta ku hyn në këtë histori? Si i ka bërë premtim biznesmenin? Ku hyn Ilir Meta?

Neritan Sejamini: Nuk e kam analizuar dosjen, por meqë the nuk është shkaktuar dëm, koncepti i korrupsioni nuk lidhet vetëm me dëmin. Nëse ka rradhë dhe unë paguaj një punonjës shtetëror të kaloj rradhën, quhet korrupsion. Këto konceptet që ka apo jo dëm…

Klodian Tomorri: Nëse ti mendon që SPAK dhe reforma në drejtësi duhet të merret me këtë korrupsionin që hyri pa rradhë, apo u miratua ligj që nuk ka dëm publik dhe të lërë këto batërdi….

Neritan Sejamin: Edhe sikur ligji të mos ketë dëme negative, nëse janë shkëmbyer para quhet korrupsion.

Kejdi Mehmetaj: Nuk janë shkëmbyer para.

Neritan Sejamin: Në konceptin shqiptar të ligjit, edhe rënia dakord për të marrë një favor, quhet korrupsion. Ne nuk i dimë rrethanat. Ne nuk kemi dosjen penale.


Shtuar 24.10.2024 22:39