Papa Francesku u ka dhënë fund të gjitha thashethemeve duke mohuar dorëheqjen. Në një prononcim për mediat spanjolle, 84-vjeçari ka sqaruar zërat që lakuan mundësinë se ai mund të tërhiqej nga Selia e Shenjtë pas ndërhyrjes që bëri.
“Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin.
Të lidhura
None found
Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen!
As që më shkon në mendje. Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq,”- tha ai duke bërë të qartë se nuk do të dorëhiqet.
Vetëm para një jave, mediat italiane shkruain se Papa Françesku po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës, pasi ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor.
