Po i dorëzonte italianit kokainën, 41-vjeçari shqiptar bie në grackën e Policisë

Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane dy ditë më parë në zonën e Trentola Ducenta.

Ai dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.

Sipas mediave fqinje, policia ka raportuar rastin këtë të enjten. Në njoftimin zyrtar të karabinierëve, bëhet e ditur se shqiptari është kapur në flagrancë.

41-vjeçari është arrestuar teksa i jepte një dozë kokaine një italiani. Pas kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe 3 doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 380 eurosh.

Gjykata vendosi për 41-vjeçarin masën e sigurisë “arrest shtëpie”./albeu.com/