“Po flisja me këta të Foltores”, Gjiknuri “thumbon” demokratët nga Komisioni i Ligjeve

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve, pas thirrjes nga ministri i Drejtësisë , Ulsi Manja, për të prezantuar ligjin për noterinë.

Mbledhja është shoqëruar edhe me batuta të shumta pjesëmarrësve.

Pasi Manja, mbaroi fjalën e tij, nënkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi nisi të drejtojë pyetje ndaj këtij të fundit. Por në këtë moment deputetët nuk ishin shumë të vëmendshëm, ndërsa kryetarja Klotilda Bushka kërkoi që të mbahej qetësi.

“Më falni a mund ta dëgjojmë zonjën Çupi”, tha Bushka. Në këtë moment ishin duke folur Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri.

“Ndjesë, po flisja me këta të foltores”, tha Gjiknuri, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 12:21