“Po e zgjata muhabetin….”, deklarata e Anitës për Ramush Haradinajn: Jetoj me një komandant në shtëpi

Mbrëmjen e sotme, opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj ka përmendur bashkëshortin e saj, Ramush Haradinajn.

Anita bëri një paralelizëm të një debati në shtëpinë vip mes Shqipes dhe banorëve të tjerë, me një debat të sajin me Haradinajn.

Të lidhura

None found

Sipas Anitës, nëse e zgjat me më shumë se tre fjalë debatin, lufta është e humbur.

“Unë jetoj me një komandant lufte. Po e zgjatë muhabetin me mbi tre fjalë, po the një fjali të përbërë, dije se e ke humb luftë”, tha ajo.

Kujtojmë se kryetari i AAK-së në Kosovë ka qenë komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së.


Shtuar 23.10.2023 22:17