“Po cënojnë rëndë sigurinë kombëtare e fetare”, si nisi sherri me dy viktima në rrjetet sociale brenda familjes Muskurti, RENEA në aksion (FOTO LAJM)

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë që tronditi Tiranën, ku mbetën të vdekur dy persona.

Arsen (Hamza) Muskurti ka vrarë me armë brenda një agjencie turistike vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Duket se kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar përmes postimeve në rrjetet sociale, ku autori ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij.

Autori pretendon se një person me adresë falso shkruan kundër tij, që sipas tij, pas kësaj adrese qëndron kunata e tij Nora Muskurti.

Arsen Muskurti ka patur një dyqan me lule natyrale, ndërsa vëllai i tij (Viktima) Dritan Muskurti sëbashku me bashkëshorten Nora Muskurti kishin një agjensi turistike në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Në profilin në adresë të Visjana Dadaj vërehen disa postime në adresë të Arsen Muskurtit, duke e akuzuar atë për lidhje intime jashtëmartesore, ndërsa e akuzon gjithashtu edhe për fëmijë të lindur nga marrdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë në postimet e tij Arsen Muskurti pretendon se ai e ka denoncuar kunatën dhe vëllain e tij. Gjithashtu ai e akuzon vëllain e tij Dritanin se ka ndërruar emër, pasi ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion.

Sipas Arsen Muskurtit Dritan Muskurti e ka patur emrin Alban.

E gjithë ngjarja duket se ka patur në qendër të debateve akuzat familjare në drejtim të autorit dhe viktimave dhe anasjelltas.

Ndërkohë po vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, ku është përfshirë edhe RENEA, pasi dyshohet se autori është ekstremist fetar./albeu.com/