Ditën e sotme pritet të jepet masa e arrestit të personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Nga 32 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK, 18 prej tyre janë tashmë në burg, pasi 9 prej të cilëve ishin në burg edhe më herët, mes tyre edhe Nuredin Dumani, krahu i tij i djathtë, Henkrik Hoxha dhe emra të tjerë të rëndësishëm.
Ndërkohë që nga 9 emrat e tjerë që u arrestuan 2 ditë më parë vlen të përmendet emri i Leonard Palushi, ish shefi i krimeve në Elbasan, i cili dyshohet se ka manipuluar provat për një krim të ndodhur në Elbasan.
Nga të kërkuarit të cilët ende nuk janë arrestuar, ndër më të rëndësishmit janë emrat e Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela si një nga krerët e grupeve kriminale më të rëndësishëm në Elbasan, apo edhe Florenc Çapja.
Sipas burimeve, seanca pritet të nisë rreth orës 11:00 dhe pritet të zgjasë në kohë, duke qenë se edhe çështja është delikate, pasi do të jepen masat e sigurisë për 18 persona të përfshirë në ngjarjet kriminale më të mëdha të 10 viteve të fundit të ndodhura në Shqipëri.